Të shtëna në një lokal në Prishtinë/ Vdes një person, lëndohen 21 të tjerë, 4 nga ta me armë zjarri

Të shtëna në një lokal në Prishtinë/ Vdes një person, lëndohen 21 të tjerë, 4 nga ta me armë zjarri

08:50h

Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmë në Bon Vivant në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”.

Ndëkohë Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona të tjerë, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.

08:02h

Prishtina u trondit mbrëmë nga të shtënat me armë në lokalin e njohur “Bon Vivant”.

Shtatë persona mbetën të lënduar, tre prej te cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raportojnë mediat në Kosovë, të cilat flasin për një burrë që është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Përveç tij, e lënduar ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.

Ndryshe, raste të kësaj natyre janë shënuar vite më parë në këtë lokal. Rasti tragjik qe kishte ndodhur në tetor të vitit 2014, ku kishte mbetur i vdekur Rr.U., ishte dënuar me 18 vjet burgim, Masar Gërdovci për veprën “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Raporti i parë i policisë për rastin shaplos se “aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”. Për shkak se hetimet po vazhdojnë, akoma nuk janë bërë të qarta motivet e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy