Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit.
Bëhet me dije se viktimë ka mbetur Selman Mihana, 70 vjeç, ekonomist i një firme inertesh.
Ndërsa i plagosur ka mbetur Ardian Gjeloshi, 51 vjeç, pronari.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.



