Ahmetaj: Nuk kam marrë pjesë në asnjë vlerësim, as në prokurim. Po më hetohet e tërë jeta ime përveç inceneratorëve

Ahmetaj: Nuk kam marrë pjesë në asnjë vlerësim, as në prokurim. Po më hetohet e tërë jeta ime përveç inceneratorëve

Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mohon të jetë nën hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Ai thotë se e tërë jeta e tij po hetohet përvec cëhstehjes së inceneratiroëve.

Ahmetaj, shprehet i bindur se nuk ka qenë i përfshirë as te inceneratori i Elbasabit dhe ai i Fierit, dhe se ai nuk ka marrë pjesë as në vlerësim as në prokurim tek asnjë nga këto inceneratorë.

Cështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara. Të gjitha këto mua më kishin bindur që unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time, që në shtator të vitit 2021, mësuan me burimet e tyre të shumta se në finale ne e dimë kush e bën vetingun, kush merr në telefon, ne e dimë se kush dërgon mesazhe, se kush bën koordinatorin mes x dhe y. Kur morën vesh që në dosjen e Elbasanit dhe Fierit, unë nuk isha pjesë për shkak se unë nuk ka asnjë firmë në procedurë. Unë nuk kam marrë pjesë as në vlerësim, as në prokurim, as në përzgjedhje, tek asnjë prej inceneratorët.

Nuk jam përfshirë tek Elbasani dhe Fieri, në gjykimin e Elbasanit dhe Fieri. SPAK siç e dini sot ka një dosje me dyshime. 

Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy