
Ish-Presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg” GJKKO.
Kërkesa vjen pak ditë pasi SPAK-u i komunikoi mbylljen e hetimeve për CEZ-DIA-n dhe lobimin në SHBA.
Meta që mbahet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar ka depozituar kërkesë në shkallën e parë të gjyqësorit për ndryshim mase te “arrestit në burg”.
“Hetim-fabrikime” i konsideroi ish-kreu i shtetit dosjet, në reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas komunikimit të akuzave.



