I ftuar në emisionin ‘Zgjohu me MCN” Fabian Duro i cili njihet për manovrat e pafundme që ai mund të realizojë vetëm me një top futbolli tregoi për pasionin dhe fillesat e tij, ndërsa shprehet se ka marrë pjesë në shumë kampionate i cili mban dhe vendin e gjashtë në botë.
Ai shprehet se ka lënë pa fjalë dhe futbollistët e Bayern Mynich me manovrat e tij, ditë që e konsideron dhe si më të bukurën e jetës. Duro tha se ka marrë deri në 100 euro për performancat e tij dhe se ato zgjasin rreth 6 orë, ndërsa bëri me dije se shteti shqiptar nuk e ka mbështetur aspak.
U bënë 15 vjet që e kam nisur, kisha ëndërr futbollin e kam nisur në Angli dhe u mësova nga pak sepse kuptova se nuk rrija dot pa topin. Jam frymëzuar nga Ronaldinio. Doja të bëhesha futbollist por nuk e realizova dot këtë ëndërr. Nuk shkoj vetëm për gara, më thërrasin dhe për performanca. Njeherë kam përfunduar dhe në dasmë, dhëndri tifoz i Bayern. Ishte gjë e bukur. Kam thyer rekordin botëror në Brazil për rrotullimin e topit me kokë 276 arrita.
Kam qenë fillestar në 2009 pastaj nisa stërvitjen e fortë dhe me punë ja arrita. Kampionati i parë u bë në Shqipëri fitova këtu dhe pastaj shkova në Afrikën e Jugut. Nuk është ndonjë sport që ka shumë lekë, kam lejen time në Mynih paguaj taksa aty dhe luaj aty. Është gjë e mirë sepse aty më japin shumë kartëvizita që kërkojnë kurse për fëmijët e tyre. Performanca para lojtarëve të Bayren Mynich është dita më e bukur e imja. Në atë kohë më ka thirrur Carlo Anceloti dhe të gjithë më kërkonin tu tregoja se si i realizoja këto. Presioni i vetëm ishte që nuk doja të më binte topi. Kur më pyesnin ata ishte shumë emocionuese.
Kam marrë 100 euro për një prformancë. Përformancat zgjasin deri në 6 orë. Moment i vështirë ka qenë në Brazil 2016 kisha një ndeshje kundër Meksikës aty më kanë bërë padrejtësi atij i ka ikur topi jashtë. Aktualisht merrem dhe me stërvitjen e fëmijëve, këtu dhe në Gjermani ku kaloj 6 muaj të vitit. Nga shteti nuk kam marrë mbështetje.



