Kompania Amazon shkakton tsunam nëpër tregjet botërore të shitjes me pakicë, duke njoftuar se është duke blerë të gjithë tregun e ushqimeve “Whole Foods Market”. Ky veprim, me vlerë rreth 12.5 miliardë euro plus blerjen e borxheve, do t'i japë Amazonës një prezencë fizike në tregjet botërore për të shitur ushqime të freskëta dhe mallra të tjera.



