
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Ankara.
Aksioni u pretendua me një deklaratë të publikuar nga Anf, agjencia e lajmeve e afërt me PKK, të nënshkruar nga “Batalioni i të Pavdekshmëve”.
Sipas deklaratës, sulmi ishte një paralajmërim “kundër masakrës dhe presionit fashist ndaj popullit të Kurdistanit” dhe u krye qëllimisht në ditën kur Parlamenti turk u hap pas pushimeve verore.
“Nëse regjimi fashist AKP- partia në pushtet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan- vazhdon të kryejë këto krime, veprimet legjitime të drejtësisë revolucionare do të vazhdojnë”, shtohet në deklaratë.
Nga shpërthimi pranë parlamentit të Turqisë në Ankara mbetën të plagosur dy policë.
Ndërkohë njëri nga dy sulmuesit hodhi veten në erë përpara një ndërtese ministrie dhe tjetri u “neutralizua”.



