Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur minimalisht Kastriotin, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Abissnet Superiore.
Shkodranët i janë falur golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj në minutën e parë, për të marrë 3 pikët.
Vlen të përmendet, se loja e shkodranëve nuk ka qenë shumë e mirë, me Kastriotin, që iu afrua barazimit në disa raste, madje në pjesën e dytë, kishin edhe zotërimin e topit, por nuk ia dolën ta dërgojnë në rrjetë.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Kastrioti mban vendin e shtatë me 5 pikë.



