Pano: Në krishtërim, perceptimi i lirisë është i madh, në islam ka pak hapësira

Pano: Në krishtërim, perceptimi i lirisë është i madh, në islam ka pak hapësira

Pastori Akil Pano analizoi raportet e dy feve më të mëdha me lirinë. Pano tha në islam ka më pak liri sesa në krishtërim. 

 

Në islam nuk ke shumë hapësira lirie. Ke një jetë përkushtimi bindjeje, përkundrejt normës që është e vendosur. Në islam duhet ta meritosh shëlbimin e shpirtit, që nuk e ke dhe do ta marrësh vesh ditën e fundit. 

 

Nëse unë flas me një nga miqtë e mi myslimanë dhe I them a e di që je I shpëtuar? Ai thotë: Po jo nuk e dimë se vetëm Allahu e di a do të shpëtohesh apo jo, pasi veprat e tua të mira në ditën e fundit vendosen në peshore. 

 

Ndërsa në krishtërim, është një thelb tjetër. Shpëtimi nuk meritohet. Falja e mëkatit nuk fitohet nëpërmjet veprave. Është dhuratë e perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit dhe merret vetëm nëpërmjet besimit. 

 

Për këtë arsye fola për lirinë. Të krishterët duhet ta kuptojnë dhe të kenë më shumë marrje përgjegjësie dhe jo neglizhencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy