Fiskalizimi dhe siguria, Toska: Masat duhet të ishin marrë më herët (VIDEO)

Fiskalizimi dhe siguria, Toska: Masat duhet të ishin marrë më herët (VIDEO)

Në një lidhje skype për MCN TV, audituesi ligjor  Sokol Toska u shpreh se duhej të ishin marrë masa më herët, ndërkohë që tregoi se problemet etike kryesore me të cilat ekspozohen janë siguria dhe privatësia e të dhënave.

Toksa shpjegoi se gjenerimi i çelësave bëhet me pjesëmarrjen e komponentit njerëzor, por nëse infrastruktura mund të jetë më automatike s’ka nevojë të ketë një komponent njerëzor. “Në këtë mënyrë kostot do të ulen”, u shpreh ai.  

Intervista:

Përse Qeveria privilegjoi AKSH-in ne kete proces si infrastrukture PKI dhe nuk ia la një apo disa privateve te tjerë?

Toska: Çështja që ngrini është problematike, megjithatë nuk është kaq teknike, por më komplekse. Audituesit dhe kontabilistët për shkak të natyrës së punës kanë qenë të ekspozuar ndaj natyrës së informacionit. Si pasojë vazhdimisht kemi krijuar një lloj eksperiencë dhe një bagazh me problematikat që shfaqen. Inovacioni ka problematika. Problemet etike kryesore me të cilat ekspozohemi është siguria dhe privatësia e të dhënave.

Ju thoni që duhet ta gjenerojë private çelësin, por në tregun ndërkombëtar të shërbimeve SSL, gjithmonë skema është që certifikata prodhohet nga një palë e ndërmjetme, psh për protokollet https, këto certifikata shiten në ato që quhen kompanitë e regjistrimit (registrar). Një rast që përdoret shumë në Shqipëri me çka pyetëm është Namecheap.com. Çmimet janë po aty, ka dhe me lirë se AKSHI ka dhe më shtrenjtë se AKSHI. Çfarë e përcakton këtë kosto? A keni ju dijeni për skemën e kostove të AKSHI-t në rastin konkret, dhe kujtojmë këtu që kjo kosto është përcaktuar me një VKM.

Toska: Me sa kuptojmë gjenerimi i çelsave bëhet me pjesëmarrjen e komponentit njerëzor. Infrastruktura mund të jetë më automatike dhe s’ka nevojë të ketë një komponent njerëzor. Në këtë mënyrë kostot do të ulen. Në parim kosto prej 4 mijë lekë e PKI është e lartë.

Ju jeni shprehur mbi riskun e sigurisë që vjen nga ngarkimi i certifikatës tek faqja e tatimeve. Në veçanti ju thoni që kjo është sikur tatimet të kishin mundësinë për të prodhuar fatura….Në skemën aktuale, fatura lëshohet nga njëra palë, dhe pranohet nga pala tjetër…nëse nuk e pranon pala e dytë ajo s’ka shumë vlerë…i bie tatimet të “kontrollojnë” dy palë, njërën teknikisht nëpërmjet çelsit të sigurisë, të cilit supozohet i është thyer protokolli ne momentin e ngarkimit, dhe palën e dytë plotësisht nën kontroll duke qenë që pranimi është një akt i lirë i palës së dytë. Plus, biznesi është lënë akoma i lirë që deklarimin e librave ta beje vete, deri ne 30/06/2022. 

Toska: Kjo nuk është një betejë, ne nuk kemi asnjë lidhje me marrjen e çelësit. Fisjkalizimi nënkupton marrjen e këtij çelësi. Shpërndarja përmes email është e pasigurtë. Ne mendojmë se çelësi duhet të rinovohet çdo tre muaj. Ne nuk pretendojmë që drejtoria Tatimore do ta bëjë këtë. Ne e pamë se çfarë do të thotë të thyhet siguria, nmdaj duhet ti paraprijmë.  

A mendoni qe Ligji aktual për Procedurat Tatimore ka nevoje te rishkruhet për të bërë vend për këte proces të fiskalizimit? A ka sens qe disa sektore te jene pa fiskalizim, e disa te tjere te jene me fiskalizim? Po nëse ka bashkëveprim në tregti me dy bizneseve të tillë, çka ndodh me fiskalizimin/automatizimin?

Toska: Rishkruara e ligjit të procedurave është një ndërmarrje komplekse. Procesi duhet disiplinuar dhe të funksionojë mbi baza të sigurta. Duhet të jemi të sigurt për sistemin që implementojmë.

Ndërkohë sa i përket fiskalizimit, një pjesë e biznesit të  vogël ende ngurron të fiskalizohet, pasi procesi është i paqartë për ta. A është i mjaftueshëm afati i shtyrjes për  biznesin e vogël? Pse Kontabilistët ishin kundër shtyrjes vetëm për biznesin e vogël.

Toska: Janë shumë mikrobiznese që gjenerojnë rroga për 2 apo 3 persona dhe gjenerojnë 500 milionë lekë të vjetra në vit duhet të kenë lehtësi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy