
Ditën e mërkurë në Kosovë pritet të vijnë 38 mijë e 400 doza të tjera vaksina anti-Covid.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 2400 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID19”, thuhet në njoftimin e MSH.



