Makina përplas këmbësoren në Lushnje, arrestohet shoferi

Makina përplas këmbësoren në Lushnje, arrestohet shoferi

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes.

Burime bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur këmbësorja Ganimete Musaku, 58 vjeçe, e cila është përplasur nga mjeti tip “Ford” me targa AA 079 OC.

Mësohet se 58-vjeçarja pononjëse e OSHEE ka qenë duke kaluar rrugën për të hedhur mbeturinat në kosh në momentin që ëhstë përplasur.

Menjëherë pas aksidentit e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë të shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lëvizjes së mjetit dhe pakujdesia e këmbësores.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit Rigli Rama, 19 vjeç i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit për të sqaruar rrethanat.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë, sepse ngjitur me vendin e aksidentit kanë qenë edhe qytetarë të tjerë që po pinin kafe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy