Trump anulon marrëveshjen e parë tregtare të nënshkruar nga Obama

Trump anulon marrëveshjen e parë tregtare të nënshkruar nga Obama

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar urdhërin i cili do të tërheqë vendin nga marrëveshja Trans-Paqësore e cila u drejtua në mënyrë të veçantë nga paraardhësi i tij Obama.

Ky akord u nënshkrua nga 12 shtete dhe mbulon 40 % të ekonomisë botërore. "Kjo që sapo bëmë është një arritje e madhe për punëtoreët amerikane", tha Trump në deklaratën e tij të anulimit të marrëveshjes.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar marrëveshjen duke e konsideruar një  katastrofë të mundshme për amerikanët me argumentin se do të dëmtonte prodhimin vendas.

Marrëveshja tregtare u negociua në 2015 nga disa kombe, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Malajzia, Japonia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksikë, por ende nuk është ratifikuar nga shtetet individualisht.

Ai premtoi se do të reduktojë në 15 deri 20 % taksën që korporatat duhet ti paguajnë shtetit amerikan nga 35% që është aktualisht, dhe do të lehtësojë deri në 75 përqind procedurat ligjore.

Trump u zotua se do të ulë taksat edhe për kompanitë e huaja që prodhojnë në SHBA. Në të njëjtën kohë Trump ka qortuar vazhdimisht kompanitë të cilat kanë vendosur të operojnë jashtë kufijve të Amerikës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy