Grataçela e derrave prej 26 katesh, aty ku Kina prodhon mish derri (VIDEO)

Grataçela e derrave prej 26 katesh, aty ku Kina prodhon mish derri (VIDEO)

Pak më shumë se një orë me makinë nga Wuhan, megalopoli nga i cili filloi epidemia e Covid-19, në provincën Hubei të Kinës qendrore ndodhet grataçela e derrit.

Një lloj hoteli 26-katësh, në të cilin prodhohen deri në 600 mijë derra në vit.

Thënë ndryshe, është një stallë derrash gjigante, më e madhja në botë, e krijuar për të plotësuar kërkesën e madhe për mish derri. Sipas vlerësimeve të New York Times, Kina konsumon gjysmën e mishit të derrit në botë.

I inauguruar vitin e kaluar në qytetin Ezhou, kompleksi i madh është gati të dyfishohet pasi së shpejti bëhet një projekt ambicioz i dy ndërtesave 26-katëshe të ideuara për të arritur “zero emisione”.

Sipas deklaratave të pronarëve, këto ndërtesa të reja, të krijuara me synim prodhimin e mishit të derrit, do të pajisen, me sisteme për asgjësimin e mbetjeve dhe shndërrimin e çdo mbetjeje në energji.

Ndërtesa e madhe, e cila i ngjan blloqeve monolitike të banesave, është po aq e lartë sa kulla e Londrës ku ndodhet Big Ben, shkruan gazeta amerikane dhe “ruhet si një qendër komanduese e NASA-s”.

Çdo kat është një fermë autonome dhe është në gjendje të garantojë fazat e ndryshme të jetës së derrit që nga lindja deri në majmëri.

Ushqimi transportohet në një rrip transportieri në katin e sipërm, ku mblidhet në vazo gjigante që shpërndajnë më shumë se 450 mijë kilogramë në ditë përmes grazhdëve të teknologjisë së lartë që shpërndajnë automatikisht vaktin te derrat bazuar në fazën e jetës, peshën dhe shëndetin e tyre.

Një model që po përsëritet në të gjithë vendin. Kjo për shkak se, sipas vlerësimeve zyrtare, kërkesa për mish derri në Kinë pritet të rritet në pothuajse 60 milionë tonë gjatë dekadës së ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy