
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë.
Meta ka cituar një pasazh nga letra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës në 12 mars 2002.
Ndër të tjera Kreu i Shtetit shkruan se veprat e Mbretëreshës Geraldinë vazhdojnë ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.
Mesazhi i plotë:
Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime...ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë".
Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.
Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la "Trëndafili ynë i bardhë".
Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.



