Zjarri në traget vret 23 persona në Indonezi, shkonin për të festuar ndërimin e viteve

Zjarri në traget vret 23 persona në Indonezi, shkonin për të festuar ndërimin e viteve

Të paktën 23 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë janë shpallur të humbur pasi një traget mori flakë pranë brigjeve indoneziane.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trageti Zahro Ekspres, po transportonte më shumë se 230 pasagjerë drejt ishullit tidung, një resort rreth 50 km nga kryeqyteti xhakarta.

Trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin. Sipas raportimeve shumë nga pasagjerët ishin hedhur në det.

Nga informacionet zyrtare në Indonezi bëhet me dije se 194 persona janë shpetuar dhe nëntë të tjerë po trajtohen në spital.

Sipas raporteve, në traget kishte indonezianë që udhëtonin drejt Tidungut, që është pjesë e zinxhirit të ishujve Thausand, për të festuar Vitin e Ri.

Një zyrtar tha se trageti mbante dy herë më shumë njerëz nga numri i lejuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy