
Të kesh pasion për gatimin që në fëmijëri është një dhuratë e rrallë, dhe Brendon Lika, 19 vjeç, është një nga ata të rinj që e ka kthyer këtë pasion në mënyrë jetese.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Brendoni ndau historinë e tij frymëzuese, nga hapat e parë në kuzhinë që fëmijë, tek suksesi në rrjete sociale.
Kam filluar të gatuaj që kur isha 10 vjeç, duke parë gjyshen dhe mamin në kuzhinë.
Byreku ishte receta ime e parë dhe që atëherë s’jam ndalur më.
Në TikTok, ndaj receta tradicionale shqiptare, si byrekë apo postiqe, por edhe eksperimente të guximshme me kuzhina të huaja.
Jam i njohur veçanërisht për mënyrën e tij të veçantë të hapjes së petëve, duke fituar vëmendjen e ndjekësve dhe komente pozitive për mjeshtërinë e tij.
Për mua kuzhina është si një laborator, më pëlqen të provoj gjithçka. Kam gatuar receta shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Tiramisunë e kam eksperimentuar vetë, dhe kur i pëlqeu të gjithëve, u ndjeva shumë mirë.
Pavarësisht pasionit për gatimin, Brendoni po ndjek studimet në Spanjë, në degën e menaxhimit të biznesit.
Tashmë ndjek studimet në Spanjë, në degën e menaxhimit të biznesit. Dy vitet e fundit të shkollës së mesme i kam përfunduar në Londër, ku jetoja me tezen, por gatimin nuk e kam lënë asnjëherë pas dore.
Edhe në shkollë gatuaja! U gatuaja shokëve byrek dhe habiteshin nuk e prisnin që një shqiptar të dinte kaq mirë gatimin tradicional.
Unë vlerësoj shumë kuzhinën shqiptare dhe ajo nuk krahasohet me asnjë tjetër. Familja më ka mbështetur gjithmonë në gjithçka që kam dashur të bëjë.
Kam pasur gjithmonë lirinë të ndjek pasionin tim. Më kanë mbështetur dhe kjo më ka dhënë kurajë të punoj fort dhe të mos ndalem.



