
Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar në parim për draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor thuhet se listave të partive do të jetë e mbyllur dhe gara do të jetë vetëm për ato pak vende, ku kandidatët nuk e kanë të sigurt që do të jenë brenda listës fituese.
Këtë marrëveshje, gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në “MCN live”, e vlerëson si një marrëveshje të imponuar nga rrethanat politike ndërsa vë në një lloj vështirësie edhe pozitën e SHBA në raport me qëndrimet ndaj Berishës.
Është një lloj marrëveshjeje e imponuar nga rrethanat dhe kushtet momentale te politikës aktuale. Praktikisht statusi që ka Berisha si non-grata dhe si një rikthim i vulës dhe logos së PD-së, zyrtarisht edhe te Berisha, natyrisht se Ramës i konvenon dhe i vjen për shtat të marrëveshjes me Berishën përtej statusit që ka.
Besoj se kjo marrëveshje do te jetë një lloj vështirësie për pozitën e SHBA-së, në raport me deklarimet e tyre publike për Berishën dhe statusin non-grata. Heshtja e Ambasadës Amerikan, tregon që ata ose janë dakord me paktin ose tregon për një lloj vështirësie për ta riartikulur në raport me qëndrimet dhe faktet që po ndodhin në politikën shqiptare.
Dynjaja, vlerëson se me këtë marrëveshje, Rama ka interes të mbaj pushtetin teksa Berisha ka interes të kryesojë pushtetin e opozitës.
Sipas tij, tanimë fillon epoka e ‘lëpirjes’ se kush do të kryesojë listat e partive në zgjedhjet.
Tanimë duket se i rrethanat politike të cilat i interesojnë Ramës për të mbajtur pushtetin por më sa duket i interesojnë që edhe Berishës, për ta pasur pushtetin e opozitës, pra për të kryesuar opozitën, kanë çuar në këtë marrëveshje, e cila është një ripërtëritje e 2008 por me terma të tjerë me më pak moderim duke futur edhe këtë votën e emigrantëve, duke futur edhe këtë shtojcën për një zgjerim të listës së hapur, që po prap është listë e mbyllur, kur servilët e butakët do vazhdojnë të lëpihen te udhëheqësit për të zënë vendin e tyre kush më shumë dhe i pari merr listën.
Deri në ditën e zgjedhje do të kemi një lloj lëpirje të paparë, kjo më shumë ndodh me Berishën, e më pak me Ramën, se i ka kryesisht nën rreshtat. Por te Berisha do bëhet një luftë e paparë se kush do lëpihet se kush do jetë në listë, pasi Rama, duhet thënë se ka ndjekur edhe një taktik tjetër që drejtuesit e qarqeve i ka vënë në punë për të marrë sa më shumë vona. Berisha nuk di dhe nuk ka kurajë ta bëj këtë.
Kjo do e çoj prape në tkurrje PD-në, se zgjedhjet as s’ka ndërmendtë ti fitojë, as nuk ka shanse.



