Jolie vështirëson procedurën e divorcit me Pitt

Jolie vështirëson procedurën e divorcit me Pitt

Angelina Jolie ka kohë që më nuk është me Brad Pittin, por disa media raportojne se aktorja amerikane po ia vështirëson procedurën e shkurorëzimit aktorit.

14 muaj pasi aktorja e hollywood-it dorëzoi kërkesën për ndarje juridike dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, Pitt raportohet se i ka ofruar Joliet një shumë parash në mënyrë, që martesa e tyre të përfundoje qetësisht.

“Brad i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Jolie çfarëdolloj shume parash, që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një certifikatë paramartesore”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “In Touch Weekly”.

Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Joliet gjysmën e pasurisë prej 250 milionë dollarësh.

Megjithatë, Jolie nuk është e interesuar për para. “Angie ka hedhur poshtë çdo ofertë monetare”, ka shtuar burimi.

Tashmë dyshja thuhet se janë në lidhje të reja, por të cilat mbeten në suaza të thashethemeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy