Zyrtare/ Qeveria e re, konfirmohen ministrat e AKR-së dhe AAK-së

Zyrtare/ Qeveria e re, konfirmohen ministrat e AKR-së dhe AAK-së

Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur zyrtarisht emrat e katër ministrave të ardhshme të Qeverisë së Ardhme, e cila pritet të votohet nesër.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka konfirmuar për Gazetën Express, se lideri i AKR-së do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme.

Flamur Sefaj do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Albena Reshitaj do të jetë Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ndërsa Valdrin Uka do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
 

Ndërsa, Pal Lekaj ka konfirmuar për Gazetën Express se dje është votuar unanimisht nga këshilli drejtues dhe është caktuar të jetë ministër i Infrastrukturës. Gjithashtu, ai konfirmoi se ministër i Forcës dhe Sigurisë është caktuar të jetë Rrustem Berisha, shkruan express.

Sakaq, Partia Demokratike ka thënë në orën 20:00 kryesia e saj do të mbajë mbledhje, pas se ciles do të dihen përfundimisht emrat e ministrave nga PDK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy