Policia turke kërkon në pyll trupin e Khasshogit

Policia turke kërkon në pyll trupin e Khasshogit

Policia turke, që po heton vrasjen e dyshuar të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i ka zgjeruar hetimet.

Zyrtarët turq thanë se trupi i tij mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, u pa për herë të fundit duke hyrë në këtë konsullatë, më 2 tetor.

Turqia dyshon se ai u vra, por Arabia Saudite thotë se nuk di gjë për fatin e tij.

Mostrat e marra nga konsullata saudite dhe rezidenca e konsullit, gjatë bastisjeve këtë javë, po testohen, për të parë nëse përkojnë me ADN-në e Khashoggit.

Turqia ka thënë se ka prova se Khashoggi është vrarë, por ato nuk janë bërë publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy