Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Më herët në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur edhe ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Kollçaku është paraqitur lidhur me kallëzimet e bëra nga Meçollari, për pretendimin e tij për abuzimin me pronat e ushtrisë dhe shkelje të rënda.
Kollçaku pritet të merret në pyetje dhe të japë sqarime lidhur me këtë kallëzim, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Meçollari pretendon se pronat e bazave ushtarake në Shëngjin dhe Sarandë janë dhënë me qira te biznesmenë, me qëllim përfitimi.
MCN mëson se është njoftuar me një fletë-thirrje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ditën e sotme nuk ndodhet në Shqipëri, por në Budapest për një forum pune.
Mësohet se nga ana e organit të akuzës janë mbledhur të gjitha provat shkresore për këto prona dhe se tashmë pritet dëshmia e personave përgjegjës që kanë firmosur për këto prona.



