Vjosa, Park Kombëtar/ Guri: Memorandumi, fillim i procesit për mbrojtjen e lumit Vjosa (VIDEO)

Vjosa, Park Kombëtar/ Guri: Memorandumi, fillim i procesit për mbrojtjen e lumit Vjosa (VIDEO)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia nënshkruan sot një marrëveshje për projektin përgatitor ‘’Vjosa Park Kombëtar”.

Lidhur me këtë fakt, përfaqësuesja e ECOALBANIA Besjana Guri, në cilësinë e aktivistes për mbrojtjen e mjedisit, e angazhuar në zbatimin e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës’’ tha për edicionin e “MCN live”, se Memorandumi starton fillimin e procesit për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Ajo thekson se qeveria vendosi që Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës të futen në kategorinë e ‘Parkut Natyror’ dhe se në kategorinë e mëparshme, nuk përfshihej mbrojtja e degëve të lumit.

Me këtë memorandum filloi procesin për mbrojtjen e lumit Vjosa, dhe ky është një hap pozitiv dhe konkret, një angazhim zyrtar i qeverisë.

Siç e kemi thënë, parku natyror ishte një mbrojtje që i ishte dhënë lumit Vjosa, por nuk ishte kategoria e duhur që do duhej të kishte Vjosa, dhe Parku Kombëtar është statusi më i përshtatshëm që Vjosa mund të ketë.

Qëllimi i këtij memorandumi sipas jush është koordinimi i punës me institucionet dhe planifikimin deri në shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Ishte edhe mungesa e degëve të Vjosës, pjesë e zonave të mbrojtura, prandaj me këtë memorandum janë vendosur disa gjëra shtesë që do të jene edhe përfshirja e degëve që do të jenë pjesë e Parkut Kombëtar.

Kryeministri Rama në korrik 2019, pasi dha rreth 100 leje për ndërtime hidrocentralesh, pranoi në një konferencë për shtyp se HEC-et me kapacitete të vogla prodhimi janë të padobishme dhe të dëmshme. Por për Gurin, HEC-t vetëm emrin e kanë të vogël, porse dëmin e kanë të madh.  

Jo, HEC-et e vogla, duke qenë se janë të vogla dhe kontributi i tyre në prodhimin energjetik është aq i vogël, sa që nuk kanë pse te vazhdojnë të ndërtohen, ky ka qenë edhe mesazhi pas asaj sepse HEC-et e kanë emrin e vogël por dëmin e kanë të madh.

Në momentin që do të shpallet Vjosa Park Kombëtar, ato do të hiqen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy