Denoncimi i Bashës: Një skaf me drogë i Habilajve ka 3 ditë i bllokuar në Ishëm (VIDEO)

Denoncimi i Bashës: Një skaf me drogë i Habilajve ka 3 ditë i bllokuar në Ishëm (VIDEO)

Nga çadra e protestës në ditën e 65-të, kryetari i Partisë Demokratike ë ditën e 65-të të protestës, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij kreu i opozitës ka denoncuar publikisht se në Ishëm prej 3 ditësh është një skaf me 3 motorë, që përdoret për transportim droge dhe që e zotërojnë Habilajt, të përfolur më herët se kryenin trafik droge me makinën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Kryeministri nuk e preku skafët e Habilajve, se ata drejtojnë shtetin. E di gjithë Ishmi, por nuk guxon njeri. Çbën ai skaf me tre motor në llucën e Ishmit? I përdorin për drogë”, tha ai.

Po ashtu kreu i PD-së tha se: “Shqipëria është shndërruar në një hambar drogë, dhe janë më të papunë se para 4 vitesh. Punojnë më shumë dhe fitojnë më pak. Ky është komploti ekonomik i drejtuar kundër çdo shqiptari. Humb sipërmarrësi, humb punëdhënësi, i riu, fëmijët e shqiptarëve, të djathtë e të majtë. E vetmja forcë që mund ta shbëjë këtë komplot ekonomik është kjo lëvizje popullore”. 

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me sportistët dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po i nderon kampionët, pasi sipas tij ai kompleksohet prej tyre se është më afër kriminelëve e mashtruesve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy