
“Disa vende nuk respektojnë institucionet ndërkombëtare dhe minojnë ekzistencën e tyre”. Kështu është shprehur Hassan Rohani, president i Iranit, para Asamblesë së Përgjithsme të Kombeve të Bashkuara, duke ngritur gishtin kundër administratës aktuale të Shteve të Bashkuara.
Rohani e ka dënuar tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke e cilësuar “një dhunim i ligjeve ndërkombëtare”.
Edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, në fjalimin e tij ka sulmuar udhëheqjen iraniane, duke e akuzuar atë për mbjellje të "kaosit, vdekjes dhe shkatërrimit" në të gjithë Lindjen e Mesme.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ai mbrojti vendimin e tij për të braktisur marrëveshjen bërthamore.



