Microsoft nuk do të rinovojë kontratat me rreth 50 gazetarë që punojnë në portalin MSN, sepse po planifikon të përdorë inteligjencën artificiale për zëvendësues në detyrat e tyre.
“Ky vendim nuk është rezultat i pandemisë aktuale”, tha një zëdhënës i Microsoft në një deklaratë.
Disa punonjës, duke folur nën anonimitet, thanë se puna e tyre do të zëvendësohet me përdorimin e algoritmeve për të identifikuar lajmet në trend midis atyre të dhjetëra partnerëve editorialë dhe për të optimizuar përmbajtjen duke rishkruar titujt, duke shtuar fotografi ose video.
Deri në vitin 2013, portali MSN ofroi përmbajtje origjinale dhe lidhje me lajmet, motin dhe sportet, por në vitin 2014 lëshoi një version që paguan faqet e tjera të lajmeve për të rishpërndarë përmbajtjen e tyre. Sot shërbimi i lajmeve bazohet tërësisht në ato partneritete pa ndonjë prodhim origjinal.



