"Spuntik V" jep rezultatet e para, ulet ndjeshëm numri i infektimeve në Rusi

"Spuntik V" jep rezultatet e para, ulet ndjeshëm numri i infektimeve në Rusi

Spuntik V duket se po jep efektet e para pozitive në Rusi ku vaksina anti-Covid  është përdorur në shkallë të gjerë.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Rusia ka regjistruar 21,734 raste të reja me Covid-19në 24 orët e fundit, numri më i ulët që nga 18 nëntori.

Shifra këto të cilat bëhen me dije nga qendra federale e krizave të Covid.

Numri i rasteve me koronavirus që prej fillimi të pandemisë në Rusi ka arritur në 3,612,800.

Sipas të dhënave nga qendra e krizës, shkalla e rritjes së koronavirusit është 0.6%.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 586 viktima, nga 66 mijë të tilla që prej fillimit të pandemisë.

Shtetet që kanë zgjedhur të përdorin vaksinën ruse Spuntik V deri më tani mësohet të jenë: Algjeria, Argjentina, Bjellorusia, Brazili, Bolivia, Kina, Egjipti, India, Kazakistani, Meksika,Nepal, Palestina dhe Parguaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy