Hetimi i Krimit ekonomik në Kukës ka zbuluar një skemë të denjë për rekorde Guinness apo skenarë filmash. Një familje me 6 anëtarë krijoi edhe fëmijën e shtatë për të përfituar më tepër ndihmë ekonomike. Ky fëmijë që s’lindi kurrë u pagua nga shteti për 19 vite, ndërsa babai fiktiv Xhevit Sopaj është arrestuar nga policia. Pikërisht përfitimi i padrejtë i ndihmës ekonomike nga shteti ka çuar në pranga një 57-vjeçar në qytetin e Kukësit. FactCheck ka mundur të mësojë të dhëna të këtij arrestimi i cili ka vënë në lëvizje krimin ekonomik atje duke zbuluar një skemë të dyshuar si masive e përhapur atje nga vitet 2000. Nën operacionin e Koduar “Regjistri” krimi ekonomik në kukëz ka zbuluar aktivitetin kriminal të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin. Ky përfitim mëson FactCheck ishte ndihma ekonomike që familja Sopaj merrte nga shteti si një familje me shumë fëmijë. Me prindërit Xhevit Sopaj tashmë të arrestuar dhe bashkëshorten e tij shtetasen H.Sopaj. 57-vjeçari Xhevit Sopak pasi ishte martuar dhe bërë me dy fëmijë në vitin 1998 me dalin e tij K.S., dhe vajzën A.S., në vitin 2000, vendosi të bëhet sërish prind në vitin 2002. Por këtë herë jo në mënyrë natyrale apo me birësim por duke sjellë në jetë një fëmijë që s’kishte lindur kurrë. Ai arriti duke falsifikuar kartela lindje në maternitet e më pas në gjendjen civile që në vitin 2002 ekzaktësisht më 13 nëntor 2002 të bëhet me fëmijën e tretë dhe vajzën e tij Ariola Sopaj. Ariola s’ka lindur kurrë kanë zbuluar hetimet e krimit ekonomik në policinë e Kukësit. Kur do duhet ti festonte 19-vjetorin vajzës së tij të tretë e cila ekzistonte vetëm në letra dhe s’kishte bërë kurrë një ID apo pasaportë, Xhavit Sopaj po nëpërmjet falsifikimit vendosi të çregjistroj atë duke e shpallur të vdekur. FactCheck mëson se shpallja e vdekur e Ariolës e cila s’lindi kurrë dhe s’ka një varr fizik është bërë pasi Xhavit Sopaj ka nisur punë roje në Ujësjellës Kanalizime Kukës dhe s’mund të merrte edhe pagën edhe ndihmën ekonomike nga shteti. Xhavit Sopaj ka edhe dy fëmijë të tjerë natyral me bashkëshorten e tij dhe në total dy djem e dy vajza, ndërsa hetimi i kësaj skemë ka zbuluar se janë të përfshirë punonjës të gjendjes civile ndër vite dhe mjek.



