
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me rrethanat, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



