Rama në Kosovë: Jam këtu në funksion të nevojës kombëtare

Rama në Kosovë: Jam këtu në funksion të nevojës kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat pas përmbylljes së vizitës në Kosovë. Rama në një konferencë për media pas vizitës dyditore në Kosovë ka thënë se ka ardhur që ta sigurojnë mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha proceset. 

“Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë një mbështetje të plotë dhe të gjithë përfaqësuesve politik, në kushtet kur e dimë të gjithë që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

 Për dy dekada në Kosovë, procesi për vënien e drejtësisë për krimet e luftës, është zhvilluar si një proces i pandashëm me shtetformimin, pajtimin dhe integrimit”, tha Rama.

Rama ka deklaruar se është takuar ndaras me të gjithë liderët, për arsye se ka dashur që të dëgjojë veçmas qëndrimet e tyre.

 “Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo të gjithë udhëheqësit në një tryezë, sepse  para nuk është detyra ime dhe e dyta ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë kur vie fjala për Kosovën. Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këto që duke e bërë rolin e kryeministrit është përpjekur që të ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se çka duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria e ka për detyrë që ta mbështesë Kosovën pa kushte.

“Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetari të Qeverisë duhet të jep mishërim i këtij detyrimi. Shqipëria as nuk e ka as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çka duhet të bëjnë”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të vizitës në Kosovë bëri thirrje për bashkim në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit pas aktakuzave nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.

Rama tha se nuk është koha për të ndarë anëtarët e forcave të ndryshme në patriotë e tradhëtare, në të ndershëm e hajdutë. Sipas Ramës nuk është koha për t’u përleshur me njëri tjetrin për idetë e bindjet politike.

“Efikasiteti i drejtësisë ndërkombëtare. Sot për mua është një sprovë e madhe jo e natyrës politike vetëm por e natyrës kombëtare morale njerëzore që kush flet shqip sepse këtë ka gjuhën e nënës gjuhën e nënës të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie të forcave të ndryshme në patriotë e tradhëtare në të ndershëm e hajdutë.

Nuk është ky rasti sepse historia jonë duhet të na e ketë mësuar tanimë se ka gjithmonë një kohë për përleshur me njëri tjetrin për idetë bindjet politike apo çfarëdoqoftë. Sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë dhe për gjeneratat e tjera.

Kush propagandon qoftë dhe me një koment të pafajshëm naiv dhe të nxituar në rrjete sociale se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për spastrimin e skenës politike është ose naiv ose tejet i verbuar nga mllefi”, tha Rama.

Rama gjithashtu ka shtuar se nga sot hyn në fuqi zbatimi i marrëveshjes së përbashkët energjetike.

“Më vjen mirë që para largimit nga Prishtina kemi marr një lajm shumë të mirëpritur të hyrjes në funksion të rrjetit të përbashkët dhe për interkoneksionin falë edhe përfshirjes përfundimisht të Kosovës në tregun e përbashkët energjetik. Është një lajm i gëzueshëm sepse e dimë shumë mirë se sa kohë na është dashur të presim edhe kur bëmë investimin e madhe pastaj kur e përfunduam atë. Nga sot hyn plotësisht në funksion”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy