
Studiuesi i demokracisë amerikane Ernest Nasto, thotë se 6 janari, është një ngjarje e paparë jo vetëm për amerikanët, por për gjithë njerëzit që e kanë mbajtur Amerikën si fanar të demokracisë.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai e cilësoi atë që ndodhi në selinë e Partisë Demokratike, krejtësisht të papritur në vizionin e asaj që mund të ndodhë në Amerikë dhe se duke pasur parasysh diskutimet e tyre nuk mund të pritej të shkonte deri aty.
Nasto shtoi se demokracia amerikane sot gjendet e rrezikuar nga të dy krahët dhe se nuk është e vërtetë që njëra palë thotë gjithë fajin e ka pala tjetër dhe e kundërt.
Nga ana e djathtë kemi Trumpin dhe njerëzit e tij që u thonë votuesve dhe njerëzve në Amerikë që institucionet janë të kapura nga armiku dhe armiku në këtë rast është liberalizmi. Institucionet janë kundra jush.
Ata ushqejnë mosbesim ndaj institucioneve. E majta thotë që institucionet nuk punojnë në favorin tuaj se institucionet janë shtypëse. Se çdo lloj marrëdhënie në shoqëri, e shikon me syzet e shtypjes. Këtu është kërcënimi.
Togfjalëshi luftë civile po përdoret me dorë të lirë në diskursin amerikan. Ata atë dinë, por duhet të dinë një gjë, që lufta e atëhershme civile ishte për një objektiv të caktuar, ajo diçka ishte skllavëria, ose të drejtat e shteteve po ta marrësh nga pikëpamja e jugut. Kishte një objektiv. Në krahasim me pseudo problemet e sotme, ajo e luftës civile duket si diskutim filozofik shumë i sofistikuar.
Sot njerëzit revoltohen për gjëra që duken fare të pakuptimta. Është shumë e zorshme që sot amerikanët të rrokin armët dhe të luftojnë. Nuk shkon mendimi për të mbrojtur demokracinë, sa për të marrë armët dhe luftuar.
Kjo nuk mund të ndodhë në Amerikën e sotme se është shumë e përzier. Vetëm nëse bëhet një organizim në shkallë milicie nga ana e të majtëve dhje të djathtëve, por është larg mendjes.
Këta njerëz që punojnë në këto institucione dhe tani janë në sulmin e së djathtës, këta janë nëpunës civilë të ndershëm.
Ata janë një barrierë ndaj këtyre synimeve kërcënuese që vijnë nga ana e së djathtës, por që ata po sulmohen kjo është e vërtetë.



