Krishtlindja/ Mbahet mesha e besimtarëve ortodoks, me pak pjesëmarrje se vitet e tjera

Krishtlindja/ Mbahet mesha e besimtarëve ortodoks, me pak pjesëmarrje se vitet e tjera

Festa e Krishtlindjes këtë vit ka ardhur më i vështirë se çdo vit tjetër për shkak edhe të kufuzimeve ndaj Covid-19, kjo gjë është pasqyruar edhe në pjesmarrjen e besimtarëve në meshën e sotme,

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ka një numër të vogël besimtarësh të cilët po ndjekin meshën brenda ambienteve të katedrales, kjo për shkak dhe të masave anti-COVID.

Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili sapo është kthyer nga Greqia pasi fitoi betejën me koronavirusin. Nga pamjet, shihet se ai ka vendosur maskën për t'u mbrojtur.

Ditën e djeshme është mbajtur dhe mesha e besimtarëve katolikë në katedralen e Shën Palit nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, i cili teksa tregoi historinë e shokut të dhomës me COVID, vuri theksin te dashuria për familjen.

Aktualisht janë në fuqi masat kufizuese që nuk lejojnë grumbullimet më shumë se 10 persona si dhe ora policore e cila fillon më 20:30.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy