Mes luftës dhe mbrojtjes/ Shefi i Pentagonit hap një sondazh për publikun

Mes luftës dhe mbrojtjes/ Shefi i Pentagonit hap një sondazh për publikun

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka hapur një diskutim mbi mundësinë e riemërtimit të Departamentit të Mbrojtjes në "Departamentin e Luftës".

Shefi i mbrojtjes po bën një sondazh në publik për ndryshimin e mundshëm.

"Emri më i mirë? Unë kam mendimin tim, mirëpres tuajat," postoi Hegseth në X, duke ndarë sondazhin.

Sondazhi ka tërhequr mbi 160,000 përdorues, me më shumë se gjysma që favorizojnë idenë e një emri të ri për Departamentin e Mbrojtjes.

Themeluesi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ndau sondazhin, duke komentuar: "Lufta është më e përshtatshme". 

Agjencia përgjegjëse për çështjet ushtarake të ushtrisë u quajt në fakt Departamenti i Luftës për gati 160 vjet.

Megjithatë, në vitin 1947, ajo u riorganizua dhe u bashkua me Departamentin e Marinës sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare.

Dy vjet më vonë, u krijua Departamenti i Mbrojtjes (DOD), duke thithur funksionet e agjencisë së eliminuar.

Në fillim të këtij muaji, Hegseth deklaroi se Uashingtoni ishte i përgatitur të shkonte në luftë me Kinën nëse ishte e nevojshme. Komenti i tij erdhi si përgjigje ndaj kërcënimit të Pekinit për hakmarrje tarifore si pjesë e luftës së përtërirë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Këtë javë, New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, pretendoi se Musk, kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), do të informohej mbi një plan ushtarak "për çdo luftë që mund të shpërthejë me Kinën".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy