“Infektoni sa më shumë hebrenj, zezakë dhe myslimanë”. Ky është orientimi që qarkullon mes grupeve ekstremiste të djathta në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo zbulohet nga një raport i Komisionit Britanik për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, i cili pretendon se ka marrë informacione për grupe të ekstremit të djathtë që shfrytëzonin krizën për të promovuar narrativën përçarëse, ksenofobike dhe raciste "për të mbjellë ndasi" dhe për të krijuar trazira sociale.
Në veçanti, përveç postimeve që ia atribuojnë përhapjen e virusit myslimanëve, kanë qarkulluar edhe të tjera që japin urdhrin për të infektuar me qëllim emigrantët dhe pakicat.
E njëjta narrativë përdoret edhe nga grupet islamike që përhapin lajme se CoVid nuk është asgjë më shumë se një ndëshkim hyjnor për Perëndimin jobesimtar dhe të korruptuar; ndërsa grupet e tjera përhapin lajme të rreme se virusi është pasojë e teknologjisë 5G.



