LIVE/ Zhbllokohet sfida, Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Egnatias

LIVE/ Zhbllokohet sfida, Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Egnatias

Ka startuar në orën 17:00, ndeshja hapëse e sezonit në Abissnet Superiore, mes Egnatias dhe Skënderbeut, e cila transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë përballje dhe do të kërkojnë të nisin sezonin me fitore.

Në krahun tjetër, Skënderbeu u rikthye në Superiore, pas një viti në Kategorinë e Parë dhe pritshmëritë për skuadrën e Gvozdenovic janë të mëdha.

LIVE EGNATIA-SKËNDERBEU 0-1

Yuri 59’

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

77’ Një harkim në zonë sjell protesta nga vendasit për një prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

59’ Zhbllokohet sfida, Skënderbeu kalon në avantazh. Yuri Merlim i ardhur nga stoli, ia del të shënojë, për t’i dhënë avantazhin korçarëve.

51’ Tjetër rast i mirë për Egnatian, Ahmetaj futet brenda zonës, gjuan fort, por topi shkon larg portës.

47’ E pafat Egnatia! Fernando gjuan me të djathtën në zonë, por topi ndalet te shtylla.

45' Starton pjesa e dytë.

HT Mbyllet pjesa e parë!

40’ Çfarë mundësie për Jankun. Mrbojëtsi merr një krosim perfekt në zonë, por gjuajtja me kokë, shkon jashtë.

39’ Dumfur dhe Zejnullai përplasen me njëri-tjetrin për një goditje dënimi. Arbitri i ndëshkon të dy me të verdhë.

34’ Fernando ndëshkohet gjithashtu me karton të verdhë, duke ndalur një kundërsulm të rrezikshme të Freshërit në mesfushë.

30’ Egnatia jep shkëndijën e radhës. Kasa provon me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zone, por ndal pa asnjë problem portieri Alia.

28’ Gjuajtje e fortë nga Dumfur nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

27’ Kartoni i parë i verdhë. Kasa humb një top në mesfushë, që rrëmbehet nga Rabiu, por mesfushori i rrogozhinasve e ndal në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë.

23’ Tjetër mundësi e mirë për korçarët, me Dumfur, i cili gjuan në hyrje të zonës, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

21’ Goditje dënimi për Skënderbeun në afërsi të zonës. Provon Nikaj me një gjujatje, por topi devijohet nga muri mbrojtës.

19’ Provon të rrezikojë Skënderbeu, me Pecanin në të djathtë. Mesfushori provon me një krosim në zonë, por topi është shumë i fortë dhe nuk arrihet nga asnjë lojtar i korçarëve.

7’ Rast i artë shënimi për Egnatian. Dwamena merr një pasim perfekt në zonë, por gjuajtja e sulmuesit është dobët dhe pret portieri Alia.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dwamena.

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dwumfour, Liço, Rashica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy