Zelensky i kërkon Irlandës të ushtrojë presion ndaj BE-së për sanksione më të rrepta ndaj Rusisë

Zelensky i kërkon Irlandës të ushtrojë presion ndaj BE-së për sanksione më të rrepta ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Irlandës që të ushtrojë presion mbi Bashkimin Evropian për të vendosur “sanksione më të ashpra” ndaj Rusisë. 

Në një fjalim virtual në parlamentin irlandez të mërkurën, Zelensky tha se ai nuk mund të tolerojë asnjë pavendosmëri pas gjithçkaje që kanë bërë trupat ruse në Ukrainë.

Ne do të duhet të bindim edhe disa nga kompanitë evropiane që të braktisin tregun rus. Ne ende duhet të bindim politikanët e huaj se duhet të ndërpresim çdo lidhje të bankave ruse me sistemin financiar global. Ne ende duhet të bindim Evropën se nafta ruse nuk mund të ushqejë makinën ushtarake ruse me burime të reja financimi.

Presidenti ukrainas i kërkoi Irlandës të tregojë më shumë lidership dhe të bindë partnerët e BE-së që të vendosin sanksione edhe më të rrepta kundër Rusisë që do të siguronin me të vërtetë që makina ruse e luftës do të ndalet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy