Kastro pushton faqet e para të medias botërore, ja çfarë shkruajnë për të (FOTO)

Kastro pushton faqet e para të medias botërore, ja çfarë shkruajnë për të (FOTO)

Vdekja e Fidel Kastros ka pushtuar faqet e para të gazetave ndërkombëtare, të cilat kanë botuar foto dhe analiza të jetës së liderit komunist që për 60 vjet me radhë udhëhoqi Kubën.

“Fidel Kastro, revolucionari kuban që sfidoi SHBA-të”, është titulli i NEW YORK TIMES. Ndërsa  WASHINGTON POST, pasi e cilëson dictator, ngre pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me Kubën pas vdekjes së “liderit suprem”.

E përditshmja britanike THE GUARDIAN e vë theksin te manifestimet dhe ceremonitë e parashikuara në Havana për të nderuar ish-presidentin.

“Fidel Kastro vdiq, mbyllet një kapitull i shekullit XX” është titulli i francizes LE FIGARO, ndërsa fotoja e dy qirinjve dhe një puroje kubane hapin gazetën LE MONDE: Trishtim botëror pas vdekjes së Kastros.

“Fidel Kastro vdiq, kastrizmi vazhdon” është titulli i gazetës EL MUNDO, ndërsa EL PAIS shkruan: “Vdes Fidel Kastro, simbol i ëndrrës së revolucionit”, duke shtuar se me vdekjen e luftëtarit të fundit, ka ardhur momenti deciziv për demokraci në Kubë.

“Dhimbje dhe gëzim për vdekjen e Kastros” shkruan CNN, duke iu referuar edhe manifestimeve të kubanëve në SHBA, ndërsa BBC ka titullin: Kuba qan liderin revolucionar Kastro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy