Salianji: Opozita në momentin e saj më të vështirë. Aksioni nuk do ndalet, do vijë duke u përshkallëzuar

Salianji: Opozita në momentin e saj më të vështirë. Aksioni nuk do ndalet, do vijë duke u përshkallëzuar

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për situatën në PD dhe aksionin që ata vazhduan dhe në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar. Ai tha se situata në opozitë është situatë e vështirë dhe se janë në një situatë ku opozita është duke bërë një përpjekje në këto kushte regjimi ku ndodhet. Sipas tij, situata dhe simptomat në këtë shoqëri janë këto dhe ajo që duhet të bëjmë është të reagojë me ne dhe shoqëria e gjithë.

Ne jemi në situatën që besoj se në publik të gjithë duhet të reagojmë dhe të themi se këtu s’ka institucion. Jemi në situatën që një kryeministër ka vendosur në vullnetin e tij të gjithë institucionet përfshirë dhe parlamentin dhe përballë ka një opozitë që nuk lejon të emërojë një opozitë kukull. Jemi në këto kushte që të paktën qytetarët shqiptarë janë të bindur për aq sa janë që ka një opozitë që po bën përpjekje në këtë situatë që është në kushte regjimi nuk kemi kontroll dhe balancë të pushteteve, nuk kemi pushtet që kontrollojnë ekzekutivin.

Ne po kërkojmë që të hetojmë me komisione hetimore dhe të mbajmë përgjegjëse qeverinë, Edi Rama thotë jo nuk ju lejoj të më hetoni se këtu nuk ka fuqi asnjë institucion që të më hetoj dhe nuk ju lejoj as ju. Në vendet e tjera ka reagim të fortë shoqëri dhe nëse ka cedim të demokracisë ka reagim. Këtë mund ta bëjë dhe Putin i voton ligjet, nuk ka nevojë për opozitë, dhe këtu ‘;ka asnjë ndryshim. Situata dhe simptomat në këtë shoqëri janë këto dhe ajo që duhet të bëjmë është të reagojë shoqëria e gjithë përfshirë dhe ju. Kjo gjendje është dramatike. Nëse më jepni të drejtë se kjo është gjendje e rëndë çmontimi i ëksaj nuk është e lehtë. Jemi duke bërë një përpjekje për ta zgjidhur.

Më tej ai shtoi se duhet të merremi me këtë që po bën krim dhe që nuk po dëmton vetëm opozitën por të gjithë shoqërinë.

S’ka diskutim për asgjë është fokusuar tek ajo çfarë po ndodh këtu. Keni të drejtë që problemet e opozitës, Rama do bëjë gjithçka se është ky personalitete politik, pa diskutim që ne kemi një pjesë të fajit për këtë gjendje. Maksimalisht Basha ishte në shërbim të Ramës dhe qëndrimi im është ky, nuk jam tek ata deputetë që them se jemi në situatën më të mirë por jemi te situata më e vështirë që një opozitë ka kaluar në këtë vend dhe duke njohur realitetin bëj thirrje që të merremi me zgjidhjen e punëve tona për të qenë të bashkuar. Kemi diferencat dhe ngjyrimet tona, por duhet të bëhemi bashkë për të kryer funksionin tonë.

Jemi në rrugë por besoj se brenda janarit do të kemi një zgjidhje për të gjetur formën për të qenë të gjithë bashkë, flas për opozitën pa përfshirë Lul Bashën. Opozita duhet të bindë shoqërinë që ka të drejtë në aksionin e saj i cili nuk do të ndalojë këtu por do të përshkallëzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy