Cakrani: Kadastra e Vlorës jashtë funksionit, banditët mbarojnë punë përmes korrupsionit (VIDEO)

Cakrani: Kadastra e Vlorës jashtë funksionit, banditët mbarojnë punë përmes korrupsionit (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, thotë se Kadastra e Vlorës aktualisht është jashtë funksionit.

Duke folur për “MCN Live” lidhur me kërkesën e Dhomës së Avokatisë ndaj SPAK, që të hetojë Kadastrën e Vlorës, ai foli për një institucion me probleme.

Sipas tij, heqja e kontakteve fizike me juristët dhe topografët e Kadastrës, ka mundësuar korrupsionin. 

Cakrani kërkon që Kadastra e Vlorë të ribëhet dhe shton se kjo nuk mund të ndodhë me ndryshim drejtorësh.

Ai tha se banditët që i shërbejnë kryetarit të bashkisë, pushtetit, mbarojnë punë shumë shpejt, ndërsa qytetarët nuk mbarojnë punë as për 3-4 muaj. 

Problemi qëndron se kjo Kadastër përveç problematikave në menaxhimin e saj, në marrjen dhe dhënien e informacionit, ka pasur probleme të tjera, për marrjen dhe dhënien e informacionit. 

Është një zonë ku ka interes mafia e tokave të bregdetit. Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka bërë një kallëzim penal, për faktin se Kadastra e Vlorës është jashtë funksionit edhe pse zoti Rama mori një ish-drejtues të Partisë Demokratike dhe e vendosi aty për të bërë një qokë.

 Por nuk zgjidhet kështu problemi. Ajo Kadastër duhet shkrirë dhe duhet bërë me njerëz që e njohin mirë dokumentacionin, njohin mirë Vlorën dhe bregdetin në përgjithësi. 

Sot Kadastra e Vlorës është jashtë funksionit, nuk jep asnjë shërbim dhe shërbimet që t’i jep, t’i jep të mangëta. 

Drejtuesi i Kadastrës e ka gjetur gjendjen skandaloze, por problemi është se nuk merren masa për të zgjidhur këtë situatë. 

Për çdo problem qytetarët duhet të drejtohen te Diella e eAlbania, po që nuk jep dot zgjidhje problemeve të mbivendosjs apo problematikave të tjera. 

Për mua Kadastra e Vlorës, duhet ribërë, por kjo nuk bëhet me ndryshim drejtorësh apo disa individëve. 

Nëse ti aplikon për një dëshmi trashëgimie apo dhurim, ti nuk del dot pa një vit. Këto nuk i zgjidh dot Diella dhe eAlbania. 

Kjo është punë e drejtuesve. Ndryshe ndodh me ata që marrin statusin e investitorit strategjik dhe “Paketa e maleve”. 

Ky është një shqetësim shumë i madh se banditët që i shërbejnë kryetarit të bashkisë, pushtetit, mbarojnë punë shumë shpejt, ndërsa qytetarët nuk mbarojnë punë as për 3-4 muaj.

 Që të mbarosh punë duhet të njohësh deputetë apo funksionarë të lartë. Qytetarët që kërkojnë një shërbim të shpejtë nuk e kanë këtë mundësi.

Ti nuk e ke të aksesueshëm shërbimin brenda afateve që kërkon ligji. Kadastra e Vlorës ndjek forma korruptive, se aty janë interesat.

SPAK të hetojë se kush janë ata që marrin shërbim brenda javës dhe kush janë të tjerët që presin me muaj pa marrë shërbim.

Kallëzimi për mua është i vonuar dhe duhej bërë më përpara. Kadastra e Vlorës këtë e ka praktikë, të fortët, njerëzit e pushtetshëm ata që kanë interesa e shtyjnë derën me shqelma dhe mbarojnë punë, grisin dokumente, fshijnë dokumente, kur shkon qytetari nuk e gjen dokumentin se i është vjedhur prona. 

Ti për të marrë dosjen tënde në Kadastër, duhet të paguash 10 mijë lekë për një fletë. Po a është e mundur që një qytetar i thjeshtë të arrijë të blejë dokumentet e pronës së tij, 10 mijë lekë një dokument?

Kadastra është kthyer në një makth për qytetarët dhe avokatët të cilët shërbimet e klientëve të tyre i kanë të lidhura me Kadastrën.

 Është kthyer në një qokë politike dhe për bizneset, për të arritur ata atje ku duan. Këta drejtorët e Kadastrës i ndryshojnë sa herë iu preken interesat. Që ai drejtori që vjen duhet të përfaqësojë interesa të caktuara. 

Kryeministri e mbulon dështimin duke vendosur një kukull tjetër. Është sistemi që ka pjellë këta monstra dhe e ka bërë Kadastrën të paaksesueshme.

Nuk është çështje emrash, është sistemi që ka pjellë këta monstra të korrupsionit. 

Heqja e kontakteve fizike me juristët dhe topografët e Kadastrës, ka mundësuar korrupsionin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy