Një iPhone me fytyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të jetë më i shtrenjti në botë, jo vetëm për shkak të emrit, por edhe mënyrës si është dizajnuar.
Ai është realizuar nga “Goldgenie” dhe është i gjithi në ar, pasi ka 450 diamantë që shkëlqejnë në logon e “Apple”.
Në pjesën e pasme, ai ka të gdhendur portretin e presidentit të SHBA-ve.
Ky telefon është realziuar me kërkesën e një klienti kinez, por pronarët e dyqanit vendosën ta nxirrnin në shitje me një shifër prej 151 mijë dollarë.



