Profesori Përparim Kabo në emisionin Bilardo në MCN duke folur për banalitetin në shoqërinë shqiptare u shpreh se njeriu është deformuar në mënyrë banale nga vetja apo rrethanat.
Ai tha se jo të gjithë njerëzit bien në nivel banal me dashje, shpesh herë ata janë viktima të realitetit dhe se sipas tij njerëzit duan shpirt, dinjitet njerëzor që nuk është i lehtë për tu ndërtuar por është gjëja më fisnike dhe që shtrihet në kohë dhe mbijeton.
Nëse dikush ose disa apo një komunitet i caktuar apo opinion publik e pëlqen mënyrën se si i shtroj çështjet, si argumentoj çështjet që ngre ky është komunikim mes nesh dhe ata pëlqejnë tek unë, e para fjalorin që përdor, marrëveshja me të vërtetën dhe mënyra se si e mbroj të vërtetën dhe kjo na çon në përfundimin që dhe njeriu është deformuar në mënyrë banale nga vetja apo rrethanat.
Jo të gjithë njerëzit bien në nivel banal me dashje, shpesh herë ata janë viktima të realitetit dhe kur më dëgjon mua thotë kështu do doja të më dëgjonin dhe mua, por kur largohet nga unë ai i kthehet realitetit të tij, prandaj kërkoj që media të mos mbaj këtë lloj klime.
Njerëzit duan shpirt, dinjitet njerëzor që nuk është i lehtë për tu ndërtuar por është gjëja më fisnike që mund të ketë një njeri në jetën e vetë dhe që shtrihet në kohë dhe mbijeton duke u bërë universale. Diferenca është se vdekja nuk është një akt fizik, por është një akt shpirtëror dhe nëse ti e ushqen veten me banalitet ti zvogëlon lirinë tënde, kultura është niveli i lirisë dhe nëse ke nivel të ulët kulturor ke nivel të ulët lirie.
Më tej ai shtoi se banaliteti është shqetësim real, ndërsa theksoi se një njeri që e mban veten si intelektual dhe prodhon pseudo të vërteta këta janë të rrezikshëm.
Diku ma kanë bërë këtë pyetje dhe ca na duhet e vërteta më tha mua. Misioni ynë është të mos lejojmë të vdesë e vërteta. Pra ju, unë dhe shumë si ne që s’duan ta prishin miqësinë me të vërtetën e mbrojnë atë për interes publik. R
reziku më i madh nuk është injorimi ndaj të vërtetës, por është fabrikimi i pseudo të vërtetave, shitja në tregun e vlerave dhe ndjenjave, ideve dhe vlerave i pseudo të vërtetave dhe pas tyre fshihet një radhë që i prodhon këto pseudo të vërteta. Një njeri që e mban veten si intelektual dhe prodhon pseudo të vërteta këta janë të rrezikshëm.
I pyetur nëse bëjmë ne sot kulturë të mirëfilltë, Kabo tha se prandaj e krahasoj gjuhën me dritën sepse ajo në vetvete shpreh mendimin dhe mendimi në vetvete është një e patundshme dhe në thelb mendimi duhet të shprehë të vërteta shkencore të cilit pranojnë zhvillimin, rishikimet, prandaj dhe dritën duhet ta kuptosh si një gjë të pafundme.
Gjuha ka dhe një gjë tjetër është si ai uji kristal që bie nga maja e malit dhe përballë atij uji rri dhe kënaqet me këtë peizazh dhe nuk e ndjen veten aq të fortë sa ta ndalojë këtë ujë. bëj këtë krahasim sepse gjuha nuk studiohet sot nga zyra dhe kompjuteri por bëhet atje në malësi ku ka mbetur jeta, ta dëgjojmë të folmen në lindjen e fëmijës, ta dëgjojmë në dasëm dhe mort dhe kjo gjuhë mban afrimitetin me arkaiken me të parën dhe duhet të vazhdojë të jetë objekti i studimeve gjuhësore.
Gjuha pasurohet sa kohë mendimi pasurohet, por gjuha duhet të studiohet në një dinamikë të tillë dhe për arsye sepse sot përdoren metoda dhe metodologji që nuk eksitonin 30 vjet më përpara. Shqipja është e bukur me fonemat dhe shumë tingëllore dhe i ka atë gjitha mundësitë për tu shprehur në të gjitha format e komunikimit artistik deri tek poezitë dhe tekstet e këngëve.



