Shkodrani që ngriti flamurin shqiptar në Beograd

Shkodrani që ngriti flamurin shqiptar në Beograd

Në një ngjarje ku Kosova nuk mori pjesë dhe e mbajtur në një qytet ku sportistët shqiptarë nuk janë pritur mirë së fundi, një atlet shkodran ka lënë gjurmën e tij, shkruan sot Koha Ditore. 

Është Izmir Smajlaj, që fundjavën e kaluar në kryeqendrën e Serbisë, në Beograd, bëri kërcimin më të mirë në karrierë. Kërcim që ia siguroi medaljen e artë në disiplinën kërcim së gjati në Kampionatin Ballkanik në ambient të mbyllur.

Në nderim të 23-vjeçarit është intonuar himni kombëtar shqiptar në palestrën "Kombank Arena" në Beograd dhe flamuri shqiptar është ngritur lart. Smajlaj ishte i vetmi shqiptar që fitoi medalje në Ballkanikun e palestrës.

Momentin kur flamuri u ngrit lart dhe kur po intonohej himni kombëtar, Ismajlaj do ta kujtojë gjatë. Thotë se nuk është ndier asnjëherë më krenar. Ndonëse Ballkaniku, sidomos ai në palestër, nuk është prej ngjarjeve që vlerësohet shumë në atletikën evropiane, Smajlaj thotë se vendi ku është mbajtur gara, e ka bërë suksesin të veçantë. / Koha.net / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy