Minoritetet/ Sterjovski: Ka abuzime me vetëdeklarimet si bullgarë. VKM të miratohet pasi vendi të anëtarësohet në BE 

Minoritetet/ Sterjovski: Ka abuzime me vetëdeklarimet si bullgarë. VKM të miratohet pasi vendi të anëtarësohet në BE 

<p>Në 26 dhjetor të vitit 2024 qeveria miratoi kriteret dhe procedurat për vetëdeklarimin e minoriteteve. Vasil Sterjovski, kryetar i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se VKM-ja duhet të miratohej pasi vendi të hynte në BE, pasi në Shqipëri ka patur vitet e fundit abuzime me vetëdeklarimet. Ai theksoi se Shqipëria njohu një komunitet jo ekzistent bullgar nën kërcënimin e vetos nga Sofia. Po ashtu Sterjovski tha që në Shqipëri vepron një grup i strukturuar kriminal që ndërmjetëson me dhënien e pasaportave bullgare.</p> <blockquote> <p><em>“Kjo VKM rrjedh nga ligji për pakicat kombëtare, që është miratuar në Kuvend në 2017-ës, dhe të gjitha aktet nënligjore duhet të miratoheshin brenda 6 muajit. Janë miratuar nga qeveria pas 7 vitesh pas hyrjes në fuqi të ligjit. Sa i takon VKM-së së vetëdeklarimit të personave që u përkasin pakicave kombëtare, qëndrimi tonë si komunitet maqedonas është që të miratohej pasi vendi ynë të ishte bërë pjesë e BE-së. Sepse nga praktikat në vitet e fundit në Shqipëri abuzohet me vetëdeklarimin kjo u vërtetua edhe me censun, por besojmë që do abuzohet edhe me këtë VKM. Bullgaria nuk e njeh kombin maqedonas. </em></p> <p><em>Që nga 2017-ta Bullgaria po bën një presion në Shqipëri, duke kërcënuar me veton, dhe me atë presion u njoh një komunitet jo ekzistent bullgar, pa asnjë fakt juridik. Një nga metodat ishte dhënia e pasaportave bullgare, të cilat të gjithë shtetasit shqiptarë e pranuan këtë pasaportë, sepse ishte europiane, dhe mund t’i përdornin privilegjet e BE dhe prandaj filluan aplikimet. Në Shqipëri është një grup i strukturuar kriminal që ndërmjetëson me dhënien e pasaportave bullgare, me autoritetet bullgare. Me këtë VKM besojmë që autoritetet bullgare do abuzojnë. Sepse para tre vitesh për shtetasit shqiptar që aplikuan për pasaportë, kërkuan një vërtetim që shtetasi që aplikonte kishte identitet bullgar. </em></p> <p><em>Këtë kompetencë s’e kanë as kryetarët e bashkive, as kryepleqtë, por në Shqipëri abuzohej, ende edhe sot po japin vërtetime të tilla. Nuk ishte momenti i duhur që të miratohej ky ligj, po të ishim anëtar të BE-së, atëherë do të dilte numri real i maqedonasve dhe minoriteteteve të tjera. Autoritetet shqiptare të monitorojnë pjesën e vetëdeklarimit, sidomos për pjesën bullgare. Besoj që autoritetet shqiptare s’do bien në presionin e Bullgarisë për të shtrembëruar vetëdeklarimin. Të 8 minoritetet në Shqipëri s’i kemi njohur të dhënat nga censi</em>”.</p> </blockquote> <iframe width="1250" height="703" src="https://www.youtube.com/embed/bIHuiwhU8n8" title="Minoritetet/ Sterjovski: Ka abuzime me vetëdeklarimet si bullgarë" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy