Rritet imuniteti ndaj antibiotikëve, paralajmërohet shtim i vdekjeve (VIDEO)

Rritet imuniteti ndaj antibiotikëve, paralajmërohet shtim i vdekjeve (VIDEO)

Ekspertët e shëndetit japin alarmin se roli i antibiotikëve ndaj infeksioneve po bie gjithnjë e më shumë. Sipas tyre, rritja e imunitetit ndaj antibiotikëve rrit rrezikun e vdekjeve.

"Apokalipsi antibiotik". Ky është emri për një botë në të cilën antibiotikët nuk mund të mposhtin më infeksionet, sipas ekspertëve mjekësorë. Një botë, ku një sëmundje e vogël si stomaku mund të jetë fatale si njëherë e një kohë.

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve nënkuptojnë se bakteret që shkaktojnë infeksionin kanë evoluar dhe janë rezistente ndaj antibiotikëve që përdorim, për shkak të ekspozimit të përsëritur dhe kur antibiotikët më të fortë kanë krijuar baktere rezistente, nuk do të mbetet asnjë mënyrë për të kuruar pacientin.

Një raport i ri i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikon rritje të vdekjeve që lidhen me këtë problem. Raporti thekson Greqinë dhe Italinë si dy vendet që do të vuajnë më shumë nga kjo, për shkak të numrit të madh të njerëzve në këto vende, që trajtojnë veten dhe fëmijët e tyre me antibiotikë, qoftë edhe për një ftohje të zakonshme.

Raporti parashikon që midis viteve 2015 dhe 2050, 69 mijë e 774 njerëz do të vdesin për shkak të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve, që do të thotë 15 vdekje për 100 mijë njerëz çdo vit. Por raporti vëren se 1200 jetë mund të shpëtohen në vit vetëm me disa përpjekje të vogla për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve dhe duke inkurajuar larjen e duarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy