Vetëm 45 ditë do të qëndrojë në paraburgim Denis Shtraza, i akuzuar si bashkëautor në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Këtë të mërkurrë Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka pranuar pjesërisht kërkesën e avokatit mbrojtës të Denis Shtrazës, i cili kundërshton zgjatjen e afatit hetimor me dy muaj të tjerë nga ana e Prokurorisë.



