Fakti se cilat janë rrugët ligjore që do të gjinden për tu regjistruar koalicionin e PD së Berishës tashmë janë në komplikacion.
Analisti Ilir Kalemaj, në “MCN live” e quan këtë koalicion një artificë teknike të gjetur nga KAS që detyroi Celibashin të regjistroj këtë koalicion por pa siglën e partisë.
Kishim të bënim me një artificë teknike e cila natyrisht se i shërben hyrjes së PD të përfaqësuar nga Rithemelimi e cila përfaqëson shumicën e demokratëve në këto zgjedhje.
Tani kjo artificë është gjetur për shkak të KAS i cili natyrisht detyroi KQZ dhe Celibahsin të regjistroje këtë koalicion por pa siglën e PD në përbërje të katër siglave të tjerave, pasi sigla është një subjekt juridik dhe ky subjekt juridik u vendos të regjistrohej te PD e Alibeaj.
Dihet që në këtë koalicion të përfaqësuesve nga tre subjekte politike por në fakt janë kandidatë të PD, të dalë nga procesi i primareve, dhe listat e këshilltarëve do të jetë nga PD dhe pjesa tjetër nga aleatët.
Sipas Kalemaj, situata e zgjedhjeve të 14 majit, nuk është e njëjtë me ato të zgjedhjeve të 2021.
Situata nuk është e njëjtë si në zgjedhjet e 2021. Sot jemi në një situatë krejtësisht ndryshe dhe politika nuk është aritmetikë, pra e para janë mangut 100 mijë vota në zgjedhjet lokale në 3-4 zgjedhjet e fundit në raport me zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo që unë parashikoj, pas dy muajsh, është fotografia e asaj që pamë më 6 mars, ne e pamë këtë situatë, 6 marsi ishte ndarje lindje-perëndim, bashki të vogla, të mëdha, jug-veri, pra i kishte të gjitha brenda.
Tani unë nuk shoh të ketë ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, që do të ndryshoj drastikisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Më 6 mars arritën të marrin Shkodrën, kurse partia e Alibeaj, nuk arriti të kishte asnjë rezultat të qenësishëm në asnjë nga bashkitë.
Nisur nga aspekti i koalicionit, politologu Kalemaj, shpreh bindjen se PL do të jetë e vetmja parti opozitare fituese në raport me objektivat por jo për shumicën dërmuese të elektoratit.
Kështu që në këtë situatë dhe mënyrën se si po shkohet, dhe natyrisht që është e identifikueshme se ku do të shkoj vota e këtij koalicioni.
I qëndrojë asaj që kam thënë më parë, që fituese absolute në kampin opozitar në këto zgjedhje është PL, fituese në raport me objektivat që ka, jo në raporti me shumicën dërmuese të elektoratit, pra ajo ka pak për të humbur dhe shumë për të fituar.
Ka shumë për të fituar në drejtim të peshës që ajo do të ketë brenda koalicionit, ka shumë të fituar se hyn si sigël drejtuese e koalicionit.



