Departamenti i Drejtësisë deklaron akuzat kundër katër të pandehurve, duke përfshirë dy oficerë të shërbimeve të sigurimit rus, për një supervjedhje të të dhënave në faqen Yahoo.
Kjo ndërhyrje pirate ka prekur të paktën gjysmë miliardë llogari të përdoruesve, deklaroi një funksionre e Departamentit federal të zbatimit të ligjit.
Dy nga të pandehurit janë oficerë rusë të FSB dhe dy të tjerë janë hackers kriminalë.
Një nga të pandehurit është marrë në paraburgim në Kanada, dhe një tjetër është në listën e kriminelëve më të kërkuar të FBI-së në internet.
Akuzat rrjedhin nga zbulimi i hakerimit të llogarive të përdoruesve në Yahoo që nisi të paktën në fillim të vitit 2014.
Edhe pse Departamenti i Drejtësisë i ka akuzuar më parë rusë, kinezë, iranianë për krimin kompjuterik - si hakera të sponsorizuar nga qeveria kineze dhe iraniane - ky është rasti i parë penal kundër zyrtarëve të qeverisë ruse.
Kjo vjen pssi Autoritetet federale hetuan ndërhyrjen ruse në 2016 zgjedhjet presidenciale.
Yahoo nuk bëri të ditur shkeljet në vitin 2014 deri në shtatorin e kaluar kur ajo njoftoi se paktën 500 milionë përdorues janë prekur nga spiunimi.
Kështu, adresat e emailit, datëlindjet, përgjigjet në pyetjet e sigurisë dhe informacione të tjera personale mund të jenë vjedhur.
Tre muaj më vonë, Yahoo zbuloi se kishte zbuluar një virus që kishte prekur rreth 1 miliard llogari.



