Zemra e parë 3D me lëndë njerëzore: E ardhmja e trapianteve?

Zemra e parë 3D me lëndë njerëzore: E ardhmja e trapianteve?

Shkencëtarët e universitetit të Tel Aviv-it  kanë paraqitur zemrën e parë në miniaturë në botë në 3D me lëndë njerëzore. Lajmi erdhi sot nga Izraeli teksa shkencëtarët kanë paraqitur prototipin e miniorganit. “Është hera e parë që ndërtohet një zemër e plotë me qeliza, enë gjaku, barkushe e dhoma”, ka shpjeguar profesori Tal Dvir, që ka udhëhequr kërkimet dhe që foli për punën e bërë në një konferencë për shtyp.

Studimi është publikuar në revistën “Advanced Science”.

Ky hap përpara është i rëndësishëm, pasi deri tani, shkencëtarët nuk kishin mundur ta ndërtonin një model të tillë me enë gjaku. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është mundësia për ta krijuar zemrën me qeliza dhe lëndë biologjike të pacientit, duke eliminuar kështu rrezikun e refuzimit.

Shkencëtarët thonë se ky është një hap madhor në inxhinierinë biologjike për zëvendësimin e organeve të sëmura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy