Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse sulmoi një bazë të përkohshme të trupave ukrainase në Mykolaiv në jug të vendit, duke vrarë mbi dyqind ushtarë.
Sipas zëdhënësit ushtarak rus, Igor Konashenkov, nacionalistët dhe mercenarët u eliminuan gjatë këtij sulmi.
Përveç kësaj, trembëdhjetë automjete ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase u shkatërruan, shtoi ai.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, ushtria ruse goditi gjithashtu disa vende të prodhimit dhe riparimit e raketave ukrainase Tochka-U në Dnipro.



