
Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë asnjëherë, ndonëse këtë e dinë të gjithë në Serbi ende është blasfemi të thuhet hapur, ka thënë shkrimtari i njohur serb, Filip David, në një intervistë për median boshnjake “Klix”.
Ai është një ndër intelektualët e paktë serbë që i është kundërvënë politikës së jashtme me vendet fqinje të Serbisë dhe i ka dalë në mbrojtje të tê drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
“…Serbia, për fat të keq, nuk ka politikan të gatshëm që të bëjë hapin historik të marrëveshjes me shqiptarët. Këtë mund të bëjnë vetëm shtetarët e mëdhenj, ndërsa Vuçiq nuk është i këtillë. Mediat nën kontrollin e tij të përditshëm thërrasin në konflikt të armatosur dhe helmojnë popullin me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra. …Serbia është në raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë ndërsa në Evropë ka mbështetjen e grupeve të djathta populiste si: Fronti Kombëtar i Marin le Pen, Partia Liridashëse e Strahes, populistët e Orbanit dhe nuk është e mundur me të tillë në pushtet dhe aleatë të tillë të ndërtohet Serbia ndryshe dhe më e mirë…”, ka thënë David.



